Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Bregdeti shqiptar mbetet përsëri më i preferuari për pushimet e verës dhe të fundjavave nga qytetarët e Kosovës.

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe mjetesh në pikën kufitare të Morinit në Kukës.

Gjatë gjithë kohës është punuar me procedurën e thjeshtuar të kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, herë pas here, fluksi i lartë i mjeteve ka krijuar kolona të gjata, deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Një pjesë e qytetarëve të Kosovës, pasi kanë kaluar pushimet, po kthehen përmes portit të Durrësit dhe pikave të kalimit kufitar në Morinë dhe Han të Hotit, drejt shteteve ku jetojnë e punojnë.

Ndërsa të tjerë po udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë për të kaluar fundjavën apo ditët e mbetura të kësaj vere.

Fluksi i lartë i mjeteve dhe qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Shqipërinë është ndjerë pothuajse çdo ditë të javës, por më të ngarkuara mbeten ditët e fundjavës, me një mesatare ditore që i kalon 35 mijë shtetas në hyrje dhe pothuajse të njëjtin numër në dalje nga territori i Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT