Policia e Kosovës e ka rrethuar, i riu karshillëk me video në rrjetet sociale: Snajperat dhe dronët janë mbi kokën time

Vezir Haziraj, i riu nga Kosova i cili rezulton i shpallur në kërkim nga kërkim nga autoritetet e vendit të tij, për një plagosje të ndodhur në 7 gusht në Istog, ka postuar një video në TikTok, ku pretendon se është ui rrethuar me dronë dhe snajperë.
Në video ai deklaron se nuk mund të depërtojë dhe të arratiset më, pasi e kanë rrethuar nga të katërtat anët dhe e survejojnë me dron edhe snajper.
“Nuk po mundem o vëllezër se më kanë rrethuar nga të katërtat anët. Më kane vendosur në rreth, janë duke më survejuar me snajper dhe drona, nuk mundem që të depërtoj”, deklaron ai në videon në TikTok, ku falenderon mbështetësit e tij në rrjetin social.
I riu me prirje radikale, pasi në rrjetet sociale bën thirrje për ligjin e sheriatit, rezulton të jetë një person problematik, pasi në të shkruarën ka qenë i akuzuar për tentativë vrasje të një 17-vjeçareje në Istog. Ndërsa po ashtu bëhet me dije se Haziraj është shoqëruar me dhjetëra herë në polici.
Sa i përket plagosjes ku është i shpallur në kërkim, Haziraj akuzohet nga autoritetet kosovare për “vrasje në tentativë”, pasi në 7 gusht qëlloi me armë zjarri në person në zonën e Banjës së Istogut.