Skandal në Lushnje! Rehabilitimi i aksit Golem i Madh-Golem i Vogël, kompania që kryen punimet nuk respekton asnjë kriter, ironia e Korreshit: Kanë “rruajtur” lekët

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, përmes një video në rrjetet sociale ka denoncuar punimet skandaloze që po bëhen për rehabilitimin e aksit që lidh Golemin e Madh me Golemin e Vogël, ku duket se nuk është respektuar asnjë kriter për këtë rrugë. Ky tenderim i hapur nga Bashkia Lushnje në 12 maj të këtij viti, me vlerë 70,434,873 lekë, e ka ka fituar kompania “L.T.E CONSTRUCTION”, në datë 17 qershor, e cila po kryen punimet. Ndërsa “PROJECT DALUZ 2019”, janë mbikëqyersit e këtij projekti.

Sipas tenderimit të bashkisë së drejtuar nga Eriselda Sefa, projekti përmban sistemim dhe asfaltim i rrugës me gjatësi 2680 metra dhe lidh Golem i Madh me Golemin e Vogël.

Me ndihmën e një inxhinieri, deputeti Korreshi denoncon se rruga nuk plotëson asnjë kriter: trotuare të vogla, ngushtim i rrugës, ndërsa betoni i hedhur është më pak sesa parashikohet në projekt. Ndryshe nga planifikimi teknik, kompania e kontraktuar nga Bashkia Lushnje, “L.T.E CONSTRUCTION”, nuk ka respektuar asnjë nga projekti në letër. Nga matjet e bëra nga inxhinieri, shihet se në disa pjesë, gjërësia e betonit, është më pak se ajo e planifikaur.

Po ashtu edhe gjerësia e rrugës do të jetë më e vogël ndërsa në pamje, shihet që betoni i hedhur nuk plotëson kriteret e duhura, pasi sipas inxhinierit të kontaktuar nga deputeti demokrat, duket të jetë i një marke me cilësi të lartë.

Po ashtu edhe kthesa e kësaj rruge paraqet një rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve pasi është e ngushushtë, ndërsa sipas profesionistit të fushës, ka pasur mundësi që të zgjeroheshe.

Ndërsa ajo që bie në sy është që punimet skandaloze, kryebashkiakia Sefa i reklamon në rrjetet sociale si arritje të bashkisë që ajo drejton. Sipas rruga me trotuar më të vogël, kthesë të rrezikshme, dhe punime që lënë për të dëshiruar, do të krijojnë kushte më të mira për përdoruesit e saj.

Projekti i financuar nga Bashkia Lushnje përfshin përmirësimin e shtresave rrugore, zgjerimin e rrugës me gjatësi 2,680 metra linearë, ndërtimin e trotuarit, vendosjen e ndriçimit publik dhe sinjalistikës horizontale e vertikale, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe të gjithë përdoruesit e saj”, shkruan Sefa në postimet e saj në rrjetet sociale.

Punimet pa standarde që janë kryer në këtë aks, gjenden kudo në vendin tonë. Punimet pa kriteret e pa respektuar kontratat e firmosura, kthehen në makth për drejtuesit e automjeteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT