Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, aktivisti ukrainas shpërthen ndaj tij: Ndjesi e neveritshme! Ata na mbështetën dhe ne pështymë në fytyrën e tyre

Deklarata e presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Beograd ku tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e saj, ka sjellë reagime të shumta, ku nuk kanë munguar as kritikat.
Një një postim në Facebook, aktivisti ukrainas Yuriy Gudimenko ka shpërthyer keq nga Zelenskyt, teksa shkruan se deklarata e presidentit ukrainas ishte e neveritshme dhe e turpshme.
Aktivisti shkruan se kosovarët e kanë mbështetur Ukrainën gjatë agresionit rus, ndërsa Zelensky i dha një shuplakë një vedi miqësor si Kosova.
“Shpresoj që miqtë e mi nga Kosova ta kuptojnë se fjalët e presidentit nuk janë gjithmonë mendimi i të gjithë vendit”, thekson ai në postimin e tij.
Postimi i plotë i aktivistit:
Duket sikur para udhëtimit në Serbi, Presidenti Zelenskyy bëri një zgjedhje midis “të lehtës, por imorale” dhe “të vështirës, por të drejtë”, dhe bëri atë zgjedhje, të cilën unë, si qytetar, e gjej të neveritshme dhe të turpshme.
Sa shumë mund t’i kishte ndihmuar Kosova ukrainasit, ushtrinë dhe shpëtimtarët ukrainas, pa pasur as ushtrinë e vet. Veteranët e Kosovës komunikuan me veteranët tanë dhe i ndihmuan ata. Banorët e zakonshëm të Kosovës ndihmuan refugjatët dhe personat e zhvendosur.
Dhe ne – për shkak të presidentit – pështyumë në fytyrën e tyre, duke deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, “vëllait të vogël të Rusisë”.
Ndoshta diçka e rëndësishme mbeti jashtë kornizës. Por sidoqoftë, pa këtë, do të kishim mundur të bënim edhe pa të, pa i dhënë një shuplakë një vendi të vogël, por miqësor, që na ndihmoi në çfarëdo mënyre që mundi.
Shpresoj që miqtë e mi nga Kosova ta kuptojnë se fjalët e presidentit nuk janë gjithmonë mendimi i të gjithë vendit.
Një ndjesi e neveritshme.