Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Përkeqësohet situata e zjarrit në fshatin Abazaj të Krujës ku vatra u riaktivizua ditën e sotme (11 gusht) dhe era favorizon ndjeshëm flakët.

Sipas raportimeve nga terreni, zjarrfikëset e kanë të pamundur të hyjnë në zonën e prekur nga zjarret, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen nga ajri me helikopter.

Shkak është terreni i vështirë dhe i thepisur dhe mungesa e infrastrukturës.

Pranë kësaj zone ndodhen edhe banesa të cilat rrezikohen nga flakët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT