Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar një takim në Bazën Ajrore të Farkës për të falënderuar pilotët e Forcave Ajrore, të cilët janë angazhuar këto ditë në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

Ministri Nufi vlerësoi përkushtimin, guximin dhe sakrificën e pilotëve në misionet për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore.

Ministri Nufi në Bazën Ajrore të Farkës, falënderonMinistri Nufi në Bazën Ajrore të Farkës, falënderon

“Mirënjohje e përzemërt për pilotët e Forcave Ajrore, për çdo mision në përballjen me zjarret, për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre.  Sot, më shumë se fjalët, secili prej tyre meriton një falënderim të sinqertë: Faleminderit për shërbimin, për sakrificën dhe për çdo mision të kryer me sukses deri sot”, shprehet Nufi duke publikuar në rrjetet sociale edhe foto nga takimi.

Ministri Nufi në Bazën Ajrore të Farkës, falënderonMinistri Nufi në Bazën Ajrore të Farkës, falënderon(A2 Televizion)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT