FOTO/ Flakët rrafshojnë banesën në zonën e ish-“Kënetës”, dëme të shumta materiale! Zbulohet shkaku i dyshuar

Një banesë u shkrumbua sot (9 gusht) teksa u përfshi nga flakët në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.

Ndërtesa u shkrumbua tërësisht, me dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT