Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë vijon të zgjerohet, duke arritur në fund të qershorit 7.88 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar këtë vit.

Krahasuar me muajin janar, kur rezerva ishte 7.32 miliardë euro, rritja arrin në 560 milionë euro, ose rreth 7.7%.

REZERVAT VALUTORE TOTALE (mld euro)

Janar 7,32

Shkurt 7,36

Mars 7,32

Prill 7,57

Maj 7,66

Qershor 7,88

Struktura e rezervës tregon se pjesa më e madhe e aktiveve vijon të investohet në instrumente financiare me rrezik të ulët.

Vlera e letrave me vlerë arriti në 7.16 miliardë euro, nga 5.79 miliardë një vit më parë, me një rritje prej rreth 24%.

Brenda tyre, titujt e borxhit u zgjeruan nga 4.94 miliardë në 6.28 miliardë euro, ose afro 27% më shumë se në qershorin e kaluar.

STRUKTURA E REZERVAVE (mln euro)

QERSHOR 2025 QERSHOR 2026

Letra me vlerë 5,789 7,158

Tituj borxhi 4,937 6,280

Ndryshe paraqitet ecuria e rezervës në ar. Pas rritjes së fortë gjatë viteve të fundit dhe kulmit prej 513 milionë eurosh në shkurt të këtij viti, në fund të qershorit ajo zbriti në 412 milionë euro.

Krahasuar me shkurtin, vlera është ulur me rreth 20%, ndonëse mbetet 75% më e lartë se në qershorin e vitit 2024.

REZERVA NE AR (mln euro)

Janar 2024 204

Qershor 2024 236

Dhjetor 2024 272

Mars 2025 309

Tetor 2025 376

Janar 2026 498

Shkurt 2026 513

Maj 2026 455

Qershor 2026 412

Shifrat tregojnë se Banka e Shqipërisë ka forcuar më tej rezervën valutore, duke rritur kapacitetin për të përballuar goditjet e mundshme nga tregjet ndërkombëtare dhe për të mbështetur stabilitetin financiar të vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT