Dokumenti i huas me SHBA-në, Çupi: Shehaj duhet të përballet me drejtësinë, është një ngjarje shumë e rëndë!

Partia Socialiste kërkon referimin në SPAK të Agron Shehajt dhe përjashtimin me 60 ditë të tij nga kuvendi, pasi rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huan nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
Socialistët dënuan veprimin e paprecedentë të Agron Shehajt për marrjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve të kuvendin dhe për agresionin e treguar edhe ndaj punonjësve të institucionit.
Analisti Frrok Çupi e cilësoi veprimin “shumë të rëndë” dhe tha se Shehaj duhet të përballet me drejtësinë. Ndërsa theksoi se Agron Shehaj ishte i ‘urdhëruar nga antiamerikanët”.
Sipas tij, mosndëshkimi i këtij rasti do të dëmtonte besueshmërinë e institucioneve dhe raportet me aleatët perëndimorë.
“Një vepër shumë e rëndë. Por dëshmon se në intuitën e tij po e çonte diku dhe ia kërkonin. Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Nëse nuk përgjigjet do të thotë se marrëdhënia është dëmtuar, raporti me perëndimin është dëmtuar. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur sot me Shehajn. Shumë kush do të thotë se ai kërkon të fshehë paratë e pista të tij…Shehaj është pjesë e kompanisë së bretkosave…”, tha ai.