Tragjike, vdes një 7-vjeçar shqiptar në Greqi
Iraklios – Një djalë shqiptar ka gjetur vdekje të frikshme në moshën vetëm shtatëvjeçare pasi ra në një pusetë në mes të rrugës dhe humbi jetën megjithë përpjekjet e të atit që ju shihni në foto teksa përpiqet ta transportojë në spital bashkë me fqinjët.
Vdekja tragjike e djalit shqiptar ndodhi pardje pasdite në orën 18.00 në qytetin e Iraklios në Kretë.
Korrespondenti jonë raporton se i vogli ishte duke luajtur në rrugë pranë një godine të vjetër të braktisur në vendin e quajtur Shën Triadha, kur ra në pusetën që ju dalloni në foto, në rrugën “Andoniu Peracaku”.
| Puesta, pas tragjedise u mbulua me nje hekurishte |
Djali ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të lagjes kur topi përfundoi në pusetë dhe pas tij duke rendur, ra tragjikisht dhe vogëlushi.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje por ndërkohë brenda në pusetë ka rendur i ati i cili arriti të futej në gjysmëtrup me vështirësi, duke tërhequr fëmijën shtatëvjeçar dhe duke e dërguar në spital sa më shpejt mundi.
Por megjithë ndërhyrjen e mjekëve, plagët serioze që i vogli kishte marrë, bënë që ai të ndërrojë jetë.
Skandali vazhdon ku shteti greke ben indiferentin per kete ngjarje dhe se pas kesaj tregjadie ne vendin e ngarjes kane shkuar persona te paidentifikuar te cilet kane mbyllur puseten me nje hekurishte dhe ku bejne fajtor femijen e gjore.
Nuk është e qartë nëse do të ketë dëmshpërblim për këtë ngjarje nga autoritetet greke, ndaj familjes shqiptare që pas humbjes së fëmijës në mënyrë tragjike, është sigurisht shumë e qartë se pasojat i vuan nga papërgjegjshmëria e shtetit që nuk merr masa për të mbyllur një pusetë në mes të rrugës.
Vizitoni faqen ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut