Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ismail Kadare: Shqipëria e Greqia nuk mund të jenë kurrë fqinjë të mirë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është i mendimit se Shqipëria dhe Greqia nuk mund të jenë kurrë dy fqinjë të mirë. Konstatimi është bërë nga Ismail Kadare në një intervistë për Mirash Martinoviç.
Teska është pyetur për tërheqjen se Kadare ka në letërsinë dhe në ndikimet e tij artistike nga letërsia antike greke dhe konkretisht për referimet letrare e figurative tek Eskili, Kadare ka thënë se ka qenë një “motiv që erdhi e u shtua më pas ishte njëfarë prove në të cilën desha të vë ndërgjegjen time prej shkrimtari: a do të isha në gjendje të shprehja adhurimin tim të thellë për një autor grek, pra për një ballkanas, për një fqinj?.
“Juve mund t’ju duket e çuditshme disi kjo pyetje, sepse ju nuk jeni fqinjë me Greqinë. Kurse ne, jo vetëm jemi fqinjë, por s’jemi aspak fqinjë të mirë. Shkurt, që të flas pa doreza, Shqipëria me Greqinë fatkeqësisht nuk shkojnë aq mirë sa ç’do të duhej. E sidomos për dy fqinjë që janë nga dymijë vjet të tillë. Dhe kjo ka vite, madje shekuj. Kemi qenë nën një fatkeqësi të përbashkët osmane, dhe prapë shkonim jo mirë. U bëmë shtete të lira, gjithmonë vazhdon e njëjta gjë. Tani jemi të dy në NATO, gjithmonë ashtu”, pohon Kadare.
Shkrimtari i madh shqiptar thekson se janë bërë qindra studime, doktorata, deklarata se kemi marrëdhënie të mira, se popujt janë të mirë, se na bashkon kjo e na bashkon ajo, e unë prapë po ju them se s’ka ndryshuar gjë.
“Ju mund të pyesni pse? E unë po ju them s’e di. Madje jam i bindur se në thelb, askush nuk e di, as grekët, as shqiptarët s’e dinë. Herë pas here ka periudha qetësie, të gjithë mendojnë, e po, lavdi Zotit, kaloi më në fund nervozizmi, keqkuptimi për X çështje apo Y incident. Por s’është ashtu. Për acarimin më të parë kthehen prapë të gjitha: fyerjet e kota, nervat, xhelozia e ndërsjellë. U bënë shqiptarët të na mësojnë ne, grekëve. U bënë grekët të na shesin mend ne, shqiptarëve”, është shprehur Kadare.

Per me teper klikoni me siper ^^^

Back to top button