Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

U mësonin fëmijëve si pushtohet Mitrovica, hetohen ushtarakët gjermanë

Pamje nga stërvitja e fëmijëve për Mitrovicën

Ministria gjermane e Drejtësisë njoftoi se ka hapur një hetim paraprak në lidhje me lojërat e organizuara për fëmijët gjatë Ditës me Dyer të Hapura në një kazermë të Bavarisë, gjatë së cilës fëmijët kanë qenë të udhëzuar si pushtohet një qytet në Kosovë.
Prokurori i çështjes ka konfirmuar se të tilla informata u publikuan në një gazetë të Bavarisë, “Münchner Merkur”, por refuzoi të jepte hollësi rreth detajeve, qofshin këto edhe të vogla.
Ndërkaq, ai ka sqaruar se hetimet paraprake kanë nisur në lidhje me veprat penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe “shkelje të kontrollit armor”.
Fjala është për një eveniment të zhvilluar më 28 maj, ku u ndërtua një fshat prej druri në miniaturë, duke e pagëzuar atë me emrin “Mitrovica e vogël”.
Shtëpi të vogla druri, madje edhe një kishë, ishte ndërtuar në miniaturë nga ushtarët, duke dashur të jepnin pamjen e Mitrovicës. Disa shtëpi madje kishin edhe vrima plumbash, e disa, gjurmë të blozës.
Dhe aty, fëmijët sipas “Münchner Merkur”, ishin të ftuar për ta vënë zonën “nën kontroll ushtarak”, të pajisur me disa armë zjarri.
Duke përmendur më tej faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mitrovica, sot, një qytet i ndarë në mes të shqiptarëve dhe serbëve, ka qenë skena e një masakre të kryer nga trupat naziste të Gjermanisë.
Një deputet socialist, gjerman, Rainer Arnold, i cituar nga javorja “Die Zeit”, ka pohuar se duhen ndërmarrë masa  disiplinore për oficerët e kazermës.
Ai e tha këtë, në prag të një takimi të Komitetit të Mbrojtjes së Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.
Ky takim në fakt, ishte që të informonte për atë që ndodhi konkretisht në kazermat në Bad Konrad Reichenhall.
Ndërsa ligji gjerman i ndalon të miturit nga qasja ndaj çdo arme të zjarrit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Back to top button