Aksidenti me 9 të vdekur në Ballsh, 18 vjet burg shoferit grek
Prokuroria e Fierit kërkoi sot në gjyakë dënimin me 18 vjet burg për shtetasin grek, Thoma Gjokas, drejtues i autobusit që u aksidentua muaj më parë në zonën e Fratarit duke shkaktuar vdekjen e 9 personave.
Prokuroria e qytetit të Fierit, paraqiti pretencën duke theksuar se ngjarja ka sjellë pasoja të rënda dhe për më tepër aksidenti ka ndodhur si pasojë e neglizhimit dhe moszbatimit të rregullave të arkullimit rrugor.
Për këtë shkak u kërkua masa e rëndë e dënimit. Gjykata nga ana tjetër vendosi që javën e ardhshme të dëgjojë mbrojtjen dhe më pas të japë vendimin.
Në nëntor 2010 si pasojë e aksidentit të linjës Tiranë-Athinë, në zonën e Fratarit, nëntë persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga dalja e autobusit nga rruga.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”