Skandal-Mediat italiane zbardhin telefonatat: Berluskoni ben ligjin ne Shqiperi
Mediat italiane së fundmi kanë zbardhur disa telefonata skandaloze mes Berluskonit dhe njerëzve që i gjenin prostituta për haremet e tij. Repubblica.it ka zbardhur një pjesë të telefonatave të Berluskonit dhe njerëzve që e ndihmonin, por dhe që i bënin presion për çështje të ndryshme. Në një prej këtyre telefonateve përmendet edhe Shqipëria dhe kryeministri Berisha, për hidrocentralet e vogla. Telefonata bëhet mes Valter Lavitola dhe Roberto Guercio. Ky i fundit kërkon nga ana e Lavitolës që të marrë në telefon Berluskonin, për të ndërhyrë tek Berisha për disa hidrcentrale të vogla që ai kërkon të marrë në Shqipëri.
-“Valter…, duhet që kryeministri të marrë në telefon Berishën dhe t’i thotë që po shkoj atje për të folur për çështjen e digave”- thuhet në telefonatën e Guercio.
-“Në rregull, kjo është urgjente?”, përgjigjet Lavitola.
-“Sa më parë që të shkoj, aq më mirë është, pasi kam gjetur paratë dhe duhet të sistemoj gjërat”, përgjigjet Guercio.
-“E kuptoj vëllai im, por në këto ditë nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, thotë Lavitola.
-“Mua më mjafton një telefonatë, që t’u thonë që po shkoj atje, mjafton të telefonojë edhe Fratini”, vazhdon Guercio bisedën e tij.
Laviota më pas i thotë që të shkojë në Shqipëri të takohet me Berishën dhe t’i thotë se e ka dërguar Berluskoni.
Kjo telefonatë në fakt tregon se çfarë ndikimi ka Berluskoni mbi Berishën, pasi me anë të një telefonatë mund të fitojë koncensione të tëra.
*************
Amerikanët në 2008: Berisha, mburravec mendjelehtë
Emirjon Senja
Në këtë kabllogram të publikuar dje në platformën “Wikileaks”, hartuar nga stafi i Ambasadës Amerikane për Uashingtonin flitet për vizitën e Berluskonit në Shqipëri në dhjetor 2008. Ambasada flet me ironi për të ashtuquajturat “projekte gjigante energjetike” dhe e etiketon kryeministrin e Shqipërisë me togfjalëshin “giddily boasted”, d.m.th., njeri që mburret në mënyrë euforike dhe mendjelehtë. Amerikanët u raportojnë shefave të tyre se si komentohen frazat e fryra të Berishës për “superfuqi energjetike”, duke ngritur pyetjen “Superfuqi apo superkoloni”? Për ta është e qartë që italianët po përfitojnë nga Shqipëria dhe kryeministri “giddily boasted” i këtij vendi:
“Është e qartë që të ndikuar nga filozofia ‘jo probleme në oborrin tim’ italianët do të kenë iniciativën për të vepruar shpejtë në kohë, ndërkohë Shqipëria është dëshpërimisht nevojtare për investimet e huaja, sidomos në sektorin energjetik”, – shkruan kabllogrami. Më poshtë teksti i tij i plotë:
Kabllogram i datës 31 dhjetor 2008
Lënda: Vizita e Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, në Shqipëri.
Titulli: Superfuqi energjetike, apo super koloni?
Fillim i kabllogramës:
“… Vizita e Kryeministrit Berluskoni këtë muaj tërhoqi një vëmendje të madhe për mirë dhe për keq. Gjatë vizitës u lidhën marrëveshje për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në energji dhe agrikulturë. Qeveria shqiptare nënshkroi disa marrëveshje me kompani italiane për infrastrukturën. Dy prej tyre me vlerë 2.7 miliardë dollarë ishin në sektorin energjetik dhe u paraqitën publikut si projektet më të mëdha të së ardhmes.
Ndryshe nga Kryeministri Berisha, mburravec që tha me eufori mendjelehtë se projektet do ta kthenin Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjetike, pjesa tjetër i ka pritur ato me rezerva.
Propozimi për ngritjen e një parku ere në Karaburun shkaktoi pakënaqësi në shoqërinë civile, për shkak të ndikimeve në mjedis. Projekti ndodhet shumë pranë një parku kombëtar të mbrojtur (Llogaraja shën. red). I kërkohet qeverisë që të bënte transparent për publikun përfitimi dhe kostot e këtyre projekteve. Por Berisha i përshëndeti këto projekte duke i cilësuar ato si pjesë të projektit për ta kthyer Shqipërinë në një eksportues të madh energjie në rajon. Në mes të dhjetorit, qeveria shqiptare nënshkroi edhe disa kontrata të mëdha me vlerë 1.4 miliardë dollarë me kompani norvegjeze dhe austriake (Statkraft dhe EVN) për ndërtimin e tre HEC-eve në lumin Devoll në jug të Shqipërisë.
Nëse flasim duke iu referuar realitetit, këto projekte mund të kategorizohen si një “mirazh në shkretëtirë” dhe nuk ka gjasa të realizohen, të paktën në afatin e shkurtër. Këto projekte janë të fundit në serinë e projekteve madhore të shpalosura nga qeveria shqiptare me shumë bujë, por që më pas vyshkën dhe nuk ndiqen më për t’u realizuar.
Është e qartë që të ndikuar nga filozofia “jo probleme në oborrin tim” italianët do të kenë iniciativën për të vepruar shpejt në kohë, ndërkohë Shqipëria është dëshpërimisht nevojtare për investimet e huaja, sidomos në sektorin energjetik. Megjithatë, shihet një rritje e pakënaqësisë publike ndaj këtyre projekteve, të cilat më shumë se kthim i Shqipërisë në një superfuqi energjetike, në mendjet e njerëzve lexohen si kthim i Shqipërisë në një koloni të fqinjit të tyre…” Fund i kabllogramës
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”