Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Itali, diaspora shqiptare nderon me cmim Reshat Arbanën

ITALI- Artisti i mirënjohur Reshat Arbana është nderuar sot nga diaspora shqiptare me cmimin “Skënderbeu” për “personalitetin, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori dhe ngjarje duke i pasuruar me origjinalitet, humanizëm dhe kulturë”.

Ky cmim ju dorëzua artistit të mirënjohur dhe popullor të kinematografisë dhe teatrit shqiptar nga shoqata Scanderbeg e Parmës në spektaklin “Nentori i Dytë” që zhvillohet çdo vit me rastin e “Javës së Kulturës Shqiptare”.

Përgjegjësi organizativ i shoqatës Scanderbeg, Durim Lika vlerësoi figurën e artistit të mirënjohur, Reshat Arbanës si një nga artistët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria.

“Kam nderin dhe kënaqësinë tu prezantoj sot, një nga artistët më të mëdhenj që Shqipëria ka. I njohur nga të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve. Është artisti i popullit, dhe së fundmi është nderuar me titullin “Nder i kombit”. Sot duam ti japim çmimin “Skënderbeu”, për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Këtë çmim po ja japim në emër të gjithë diasporës shqiptare të organizuar në Itali, Artistit të Popullit Reshat Arabana”,- u shpreh Lika.

Aktori i mirënjohur Reshat Arbana ka interpretuar mjeshtërish një numër të madh rolesh në film dhe teatër, duke u kthyer në një figurë të nderuar dhe të dashur për publikun shqiptar.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi artistit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”.


PJESË E JURISË SË DIASPORËS SHQIPTARE PËR CMIMIN “SKËNDERBEU”:
Associazione SCANDERBEG Parma (Shoqata promovuese)
Rete FARE – Rrjeti i shoqatave shqiptare në Emilia – Romanja
Rete RAT – Rrjeti i shqiptarëve të krahinës së Toskanës
ALBA MEDIA (Modena)
ALBANIA NEËS (Modena)
ARTE@MIA (Torino)
ASUF (Firenze)
Associazione BESA (Reggio Emilia)
Associazione NENE TEREZA (Ravenna)
Associazione DEA (Cecina Livorno)
Associazione INTEGRAIAMOCI INSIEME (Cervia Ravenna)
Associazione ISMAIL KADARE (Rosignano Marittimo LI)
Associazione JUVENILIA (Forlì )
Associazione NAVI (Milano)
Associazione NEË AGE (Milano)
Associazione SALBS (Studenti Albanesi di Brescia)
Associazione SHQIPONJA (Reggio Emilia)
Associazione TE GJITHE SE BASHKU (Bologna)
Associazione URA (Novara)
Associazione USAB (Bologna)
Associazione VATRA TORINO (Torino)
Associazione ZERI I ATDHEUT (Reggio Emilia)
CENTRO CULTURALE ALBANESE (Torino)
Gazeta “SHQIPTARI ITALISE”
(el.me/BalkanWeb)
 

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button