Del një peshkaqen në breg në Lungomaren e Vlorës, dyshohet se është lënduar nga mjetet lundruese

Një peshkaqen i gjallë ka dalë në breg në Lungomare të Vlorës. Ai ka dëmtime në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga mjete lundruese.

Mendohet se dëmtimet nga helikat e kanë prerë në disa pjesë, duke bërë që peshkaqeni të humbasë drejtimin dhe i lënduar të dalë deri në bregdet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e shëtitores, ku ka edhe qarkullim të lartë të qytetarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT