Grupi “Bajri” po përgatiteshin për eliminimin e “rivalit”, të shtëna në prani të femrave, tufa eurosh e kallashnikovë! ZBËRTHEHET celulari i Izmir Sakicës, lidhja e tij me Safet Rustemin (FOTO)

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK në lidhje me planifikimin e eliminimit të Aleksandër Prendit, ngjarje për të cilën akuzohen anëtarë të grupit “Bajri”.
Gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e vrasjes së mbetur në tentativë për Aleksandër Prendin, zbërthimi i telefonave të grupit ka nxjerrë në pah “pasionet” e anëtarëve të grupit kriminal për të bërë qitje në natyrë, madje në disa raste dhe në praninë e femrave të paidentifikuar.
Referuar fotove të siguruara nga dosja hetimore mësohet se Izmir Sakicaj, njëri prej të pandehurve të SPAK, kryeson imazhet e dosjes pasi ai shfaqet duke pozuar herë në natyrë e herë në një mur, me armë të tipit kallashnikov në dorë.
Përveç armëve si kallashnikovë apo pistoletave, në fotot e siguruara nga dosja hetimore e grupit kriminale dalin në pah tufa parash, me valutën euro brenda një çantë e mbushur plot.
Po ashtu, fotografitë e sigurara nga dosja hetimore tregojnë se grupi kriminal lëvizte gjatë natës me armë dhe tufa parash me vete. Ndërsa anëtarët e grupit kriminal shfaqen duke qëlluar me armë dhe gjatë natës.
Ndërkohë, një pjesë e mesazhve të zhvilluara mes anëtarëve shfaqet një komunikim me një numër telefoni që prezantohet si “Safeti”.
Një bisedë e realizuar më 26 gusht të 2024, në orën 03:00, dërgohet një mesazh “He zmr”.
Më pas Izmir Sakica pyet “kush je??”, ndërsa përgjigjja e marrë është “Safeti”.
SPAK dyshon se përdoruesi i këtij numri mund të jetë Safet Rustemi (Bajri).
Ndërsa bëhet me dije se SPAK po vijon me hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera për dosjen e bujshme të grupit kriminal.
Fotot e siguruara nga dosja hetimore: