Prokuroria kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin Sarkozi

Prokuroria ka propozuar përsëri një dënim me 7 vjet burg, një gjobë prej 300 eurosh dhe një heqje të së drejtës për të kandiduar për pesë vjet kundër ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, në rastin e financimit të dyshuar libian të fushatës së vitit 2007.

Propozimi u formulua nga Prokurori i Përgjithshëm Rodolphe Jouy-Birman, i cili argumentoi para gjykatës se “ai duhet të ndëshkohet sipas seriozitetit të veprimeve”, duke shtuar se ish-presidenti duhet “të trajtohet si çdo i pandehur tjetër”.

Propozimi i prokurorisë është i njëjtë me atë të paraqitur në shkallën e parë. Në një vendim të mëparshëm, Sarkozi u dënua me pesë vjet burgim me kusht, një gjobë prej 100,000 eurosh dhe një heqje të të drejtave politike për pesë vjet me efekt të menjëhershëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT