Pse nuk u rrëzua regjimi i Hoxhës nga të huajt? Ish agjenti: Sundonim me informacion!

I ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, koloneli Hajro Limaj ka analizuar kapacitetin parandalues që kishte Shqipëria përgjatë viteve 1945-1990, gjë e cila nuk lejoi rrëzimin e regjimit të diktatorit Enver Hoxha.

Pjesë nga biseda:

Limaj: Këtu nuk është problem individësh. Këtu është problem që bijë atdhetarë kanë qenë tepër të përkushtuar për realizimin  e mbrojtjes kombëtare. Si është e mundur që gjithë diaspora politke dhe ekonomike e arratisur jashtë shtetit, e mbështetur nga agjenci të huaja, nuk mundën rrëzimin e Partisës së Punës së Enver Hoxhës? Si është e mundur që shtetet kufitare dhe Bashkimi Sovjetik kishin plane drejtëpërdrejt agresioni të Shqipërisë dhe nuk e realizuan? Përgjigjja është kjo: Shteti shqiptar  pasi filloi ngritjen gradualisht ndërtoi strukturat më të sakta të sigurisë kombëtare. Pa u nisur te avioni, informacioni kishte ardhur në Tiranë, Shqipëria dinte gjithçka dhe parandalonte realizimin e misioneve të tyre.

Borakaj: E kishim ne këtë fuqi kaq të madhe parandaluese?

Limaj: Ne kishim fuqinë që merrnim informacion në kohën e duhur. Dhe udhëheqja shqiptare merrte masat e saj për t’i parandaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT