Shkup, statujë 30 m për Nënë Terezën

Në ish-lokacionin e këpucëtarit “Kenan” në sheshin Maqedonia, komuna Qendër është duke projektuar që të ndërtojë një përmendore të lartë prej 30 metrash kushtuar shqiptares më të famshme në botë dhe nobelistes së paqes, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi).

Planifikuesit e kompanisë “In-Puma” i kanë prezantuar ndryshimet e planit në qendër të Shkupit, ku përfshihet edhe përmendorja kushtuar Nënë Terezës, shkruan Zhurnal.

Përveç ndryshimeve në këtë drejtim, për të hyrë më lehtë te selia e partisë së Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE është planifikuar që të ndërtohet një rrugë nëntokësore.

Rruga në qendër të Shkupit afër “Rekordit”do të bëhet rrugë vetëm për këmbësorë.

Por me planin e ri urbanistik të qytetit janë planifikuar edhe ndryshime të tjera.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT