Taulant Balla “tallet” me protestën e Partisë Demokratike, publikon videon edhe pyet ndjekësit: Gjejeni kush është?

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e opozitës që po zhvillohet sot në bulevardin kryesor të Tiranës. Ai ka publikuar një video ku shfaqet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pajisur me maskë kundërgaz mes protestuesve, duke e shoqëruar me një pyetje ironike: “Gjejeni kush është?”.

Protesta e opozitës, e teta me radhë, po zhvillohet me tensione të forta. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar. Forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës.

Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë përdorur gjuhë ofenduese ndaj policisë, ndërsa në disa raste situata ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë edhe përplasje fizike. Berisha është parë i shoqëruar nga truprojat e tij dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, si dhe nga mbështetës të shumtë të opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT