Edhe e shtuna me shi, moti përmirësohet të dielën

Fundjava do jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente pothuajse në të gjithë vendin deri të shtunën në paradite, më pas moti përmirësohet.

Sa i përket temperaturave të ajrit ato do të vijnë në rritje graduale, duke arritur në mesditën e të dielës mbi 27 gardë Celsius.

Meteorologët parashikojnë se e shtuna pritet të ketë erë dhe det të trazuar.

Sipas sinoptikanëve në ballkan do të depërtojë një rrymë e ngrohtë dhe temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe fillimin e javës që vjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT