Plazhet publike të Vlorës këtë vit 700 lekë! Kryebashkiakja Mersini SQARON: Kostoja e re do jetë për pjesën private që kushtonte 20 mijë lekë (VIDEO)

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Vlorës u miratua projekvendimi për vendosjen e tarifës 700 lekë për plazhet publike, diçka që nxiti debat mes përfaqësuesve të PS dhe PD.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar sot kryebashkiakja Mersini e cila bën me dije se plazhet pubkike të Vlorës janë pa pagesë. Kostoja 7 mijë lekëshe është vendosur për pjesën e plazheve private që deri vjet kushtonin 10 ose 20 mijë lekë të vjetra.
“Në sipërfaqen e plazheve të Vlorës ka 15 mijë metra pa pagesa. Pra do të thotë që në hapësirat që janë pa pagesë, bashkia ka detyrimin të vendosë çadrat dhe shezllona, gatb 350 në total që do të jenë pa pagesë. Pastaj ka plazhe të tjera pa pagesë ku njerëzit mund të vendosin çadrat dhe shezlonat e tyre. Pastaj si në çdo pjesë tjetër, edhe Vlora ka plazhe publike të menaxhuara. Pra plazhet publike që dikur i kanë pasur operatorët, tashmë do të jenë të bashkisë. Bashkia do të jetë bashkë me operatorët turistikë private në ato plazhe, por e mira është se ata nuk do të mund të tarifojnë më shumë se 7 mijë lekë të vjetra. Plazhet private që tarifoheshin 10 mijë lekë të vjetra, nuk do të tarifohen më shumë se 7 mijë” tha kryebashkiakja e Mersinit.
Demokratët ngritën zërin kundër kësaj tarife për të cilën theksuan se ky është një vendim i padrejtë për qytetarët. Atird Hoxha kundërshtoi ashpër vendimin duke u shprehur se në të gjitha vendet e botës plazhet publike janë pa pagesë, ndërsa theksoi për të disatën herë se Bashkia e Vlorës po abuzon me projektvendimin e miratuar së fundmi.
“Unë mbetem i palëkundur në mendimin tim sepse në asnjë vend të botës nuk ka plazhe pulike që janë me pagesë. Unë nuk i shikoj asnjë arsye që qytetarët ta mbështesin këtë projektvendim sepse nuk janë të detyruar të paguajnë as 2 as 3 as 5 as 7 mijë lekë” tha Hoxha.
Fjala e Atird Hoxhës nga debati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Shumë këshilltarë votuan kundra tarfiës që ishte parashikuar nga bashkia për plazhin publik. Ndërsa sot do të votojnë një projektvendim që është dy mijë lekë më shumë sesa ai i herës së parë. Unë mbetem i palëkundur në mendimin tim sepse në asnjë vend të botës nuk ka plazhe pulike që janë me pagesë. Unë nuk i shikoj asnjë arsye që qytetarët ta mbështesin këtë projektvendim sepse nuk janë të detyruar të paguajnë as 2 as 3 as 5 as 7 mijë lekë.
Nëse është përfunduar kontrata me operatorët që e kanë pasur hapësirën më përpara në dispozicion dhe sot është publike, të mbetet e tillë. Në të gjithë botën nuk ke hapësira në plazhe që janë të zëna me shezlonge apo çadra. Pastaj është në dorën e qytetarit ta shfrytëzojnë plazhin si të duan. Janë qytetarët që paguajnë taksa dhe tarifa bashkisë që ka për detyrim ta mirëmbajë këtë.
Postimi i Bruna Mersinit: