Të gjithë krerët e shtetit janë larguar nga vendi. Nuk lejohet me ligj!
Ligja shqiptare ka dy elementë protokollarë të rëndësishëm për drejtuesit e lartë të shtetit, ata nuk lejohet të jenë që të gjithë njëkohësisht jashtë Shqipërisë dhe nuk lejohen të udhëtojnë në të njëjtin mjet transporti njëkohësisht.
Ka dy arsye të forta që është përcaktuar një rregullore e tillë, e njohur gjerësisht në botë, në rastin e parë, sepse të gjithë krerët e shtetit nuk mund të largohen njëkohësisht dhe të mungojnë me praninë e tyre në Shqipëri, për çdo eventualitet në vend dhe për rastin e dytë, që të shmanget humbja e të gjithë drejtuesve të shtetit, në ndonjë incident të mundshëm.
Këto gjëra kihen parasysh kur shtetarët e lartë udhëtojnë jashtë vendit. Por këtë radhë, – raporton noa.al, – e kanë shkelur të gjithë.
Sot në mëngjes, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, u nis për një vizitë tetë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prej ditësh ka shkuar në Europë në një axhendë zyrtare, ku pak më parë, nga Parlamenti u komunikua zyrtarisht se “në vijim të punimeve të Konferencës Europiane të Presidentëve të Parlamenteve, e cila po mbahet në Këshillin e Europës në Strasburg, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e shfrytëzoi pjesëmarrjen e saj në këtë takim të nivelit të lartë për të lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Kurse sot, kryeministri Sali Berisha u largua në Itali, ku siç njofton zyra e tij për shtyp, merr “në takimin e liderëve të Internacionales së Demokratëve të Qendrës i cili zhvillohet në datë 21 shtator, në Romë”.
Në këtë takim, i cili zhvillohet çdo dy vjet, marrin pjesë krerët e partive anëtare të CDI-së nga 75 vende të botës. Në këtë takim, i cili drejtohet nga Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës, Pier Ferdinando Casini, marrin pjesë liderë politikë nga vendet anëtare, ndër të cilët kryeministrat e Spanjës, Irlandës, Hungarisë dhe Greqisë dhe Kryeministri italian, Mario Monti, i cili, për nder të krerëve të qeverive pjesëmarrëse në takim, do të shtrojë një drekë të veçantë.
Berisha qëndron edhe nesër në Itali, pasi do të marrë pjesë në audiencën private që Shenjtëria e Tij Papa Benedikti i XVI i cili do të japë për të ftuarit e Internacionales së Demokratëve të Qendrës, në rezidencën e tij verore në Kështjellën Gandolfo.
Nuk mjafton kjo, por edhe shefi i opozitës, kreu socialist Edi Rama, ka disa ditë që është larguar nga Shqipëria. Pas një axhende disaditore në Bruksel, zyra e tij për shtyp njoftoi se ka udhëtuar drejt Kroacisë, për një vizitë dy ditore nëZagrebme takime me Presidentin Josipoviç dhe Kryeministrim Milanoviç.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.