Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Forcat ushtarake izraelite kanë lëshuar një urdhër të ri evakuimi për banorët e qytetit Tyre në jug të Libanit.

“Evakuohuni menjëherë” dhe zhvendosuni në veri të lumit Zahrani “për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftim.

Izraeli më herët tha se e mbështet armëpushimin SHBA-Iran, por ai nuk përfshin Libanin”.

“Izraeli ka mbështetur vendimin e presidentit Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë, me kusht që Irani të hapë menjëherë ngushticat dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-ve, Izraelit dhe vendeve në rajon.

Izraeli gjithashtu mbështet përpjekjet e SHBA-ve për të siguruar që Irani të mos përbëjë më një kërcënim bërthamor, raketor dhe terrorist ndaj Amerikës, Izraelit, fqinjëve arabë të Iranit dhe botës.

Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë të përkushtuara për arritjen e këtyre objektivave, të përbashkëta për SHBA-të, Izraelin dhe aleatët rajonalë të Izraelit, në negociatat e ardhshme”, thuhej në deklaratë.

Armëpushimi dyjavor nuk përfshin Libanin, ka dekaruar Izraeli, ndonëse më herët Pakistani dhe Irani thanë se armëpushimi përfshinte edhe Libanin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT