FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

Një moment i pazakontë është kapur sot para ambienteve të Gjykatës Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj shfaqet duke zbritur nga një automjet policie me librin “Fan Noli” të Ilir Konomit në dorë.

Prania e Veliajt në këtë ambient lidhet me një proces tjetër gjyqësor dhe jo me çështjen e tij penale. Pra, ai nuk ndodhet aty si i pandehur në dosjen e vet, por në një kontekst të ndryshëm procedurial ku kërkon largimin nga çështja të prokurorit Dado.

Megjithatë, ajo që bie në sy është zgjedhja e vetëdijshme e librit që mban në dorë. “Fan Noli”, një figurë historike e njohur për mendimin kritik dhe përplasjet politike të kohës së tij, duket se përdoret si një mesazh i tërthortë.

Kjo mund të lexohet si një sinjal indirekt ndaj prokurorit Dado se “përballë akuzave, përgjigjja ime janë fjalët e Nolit për drejtësinë, politkën dhe shoqërinë”.

Kështu, foto nuk tregon thjesht një lëvizje fizike drejt një salle gjyqi, por një akt të menduar publik, ku libri shërben si mjet mesazhi…

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT