Rreziku iranian për Shqipërinë, Klodiana Lala jep detajet: Janë ndaluar persona që po përgatiteshin për të kryer sulme, antiterrori po i monitoron

E ftuar në MCN TV, në emisionin “Të paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar kërcënime të mundshme nga aktorë yë lidhur me Iranin.
Lala tha se rreziku kryesor lidhet me kampin Ashraf, ku strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë dhe se ekziston mundësia që individë të caktuar të tentojnë të hyjnë në kamp për të kryer sulme.
Ajo tha se autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar persona që dyshohet se po përgatiteshin për sulme terroriste. Një tjetër pikë ku u ndal Lala ishte edhe rreziku që na vjen nga hakerat iranianë, të cilët synojnë sistemet qeveritare shqiptare. Lala shtoi se një pjesë e sulmeve mund të kryhen edhe nga brenda vendit.
“E shoh si jo ndonjë rrezik potencial, por mendoj se muxhahedinët në kampin e Ashraf mund të jenë të rrezikuar përmes infliltrimit apo elementëve terroristë. Kemi patur disa kontrolle për individë të caktuar, që ishin duke tentuar të kryenin sulme. Nga kampi i Manzës, muxhahedinët synojnë rrjetet dhe sistemet e Iranit. Hakerat iranianë, por unë mendoj se një pjesë këtu bëhen edhe brenda vendit, por kanë synuar sistemet qeveritare. Ka patur masa të shtuara pranë ambasadave të SHBA dhe Izraelit. Shtim të masave dhe kontrolleve në pikat kufitare. Ka patur prezencë të policisë në vende të populluara. Këto janë masat që ka marrë qeveria. Probabiliteti më i lartë që të sulmohet anëtarët e kampit, janë përmes infiltrimit të elementëve të caktuar dhe anti terrori ka eksponentë që i monitoron, jo vetëm sot por prej kohësh.”– tha Lala.