Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

Drejtorit i Departamentit të Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli, shpreh shqetësimin se konflikti ushtarak në lindjen e mesme ka ndryshuar tregjet ndërkombëtare dhe në kushtet e një  përshkallëzimi të mundshëm do të impaktojë në të ardhmen edhe ekonominë ton. Ai shtoi se Shqipëria ndodhet përballë një goditje oferte, duke e krahasuar  me periudhën e konfliktit ushtarak në Ukrainë.

“Këto ndikime do të jenë në kahun negativ, jemi përball potencialisht një goditje ofertë e cila është e ngjashme me atë që pasoi konfliktin ushtarak në Ukrainë, goditje e cila nëse do të intensifikohet dhe do të vazhdoj të jetë prezentë do të ketë presion për rritje të çmimeve”, u shpreh Themeli.

Sipas Themelit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rishikojë edhe njëherë qëndrimin e politikës monetare në fillim muajit që vjen, pas analizës së zhvillimeve gjatë prillit.

“Banka e Shqipërisë do të rimarr edhe një herë në shqyrtim qëndrimin e politikës monetare dhe besoj që gjatë muajit prill do të kemi më shumë kohë për të analizuar çfarë pasojash priten të ketë ekonomia shqiptare”, tha ai

Ndërkaq, norma bazë e interesit është mbajtur e pandryshuar në 2,5%  nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT