Si Skënder Hita dy vite më parë u nxori armën anëtarëve të bandës durrsake, përplasja me kriminelin fierak: O ti, o unë!

Eksperti i Kriminalistikës ka folur mbrëmjen e kësaj të hëne për emërimin e Skëndër Hitës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke e vlerësuar atë si një nga kandidatët më të përshtatshëm për këtë detyrë.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Ervin Karamuco theksoi se Hita ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në radhët e Policisë dhe ka arritur rezultate të larta në menaxhimin e çështjeve kriminale.
Eksperti përmendi gjithashtu dy episode ku Hita ka demonstruar vendosmëri dhe guxim në përballje me krimin, një herë si drejtor i Policisë së Durrësit, ku u përball me një bandë të armatosur që kërkonte të nxirrte një të arrestuar, dhe një herë tjetër në Fier, ku u përball me një eksponent të rrezikshëm të botës së krimit.
“Ky njeri dy herë e ka nxjerrë armën nga brezi, njëherë kur ka qenë drejtor i Policisë Durrës që i shkoi një bandë e madhe, që i thanë: keni marrë njërin nga anëtarët tonë, e ke futur aty, e ke arrestuar, kemi ardhur ta nxjerrim dhe u futën për ta nxjerrë ata, ka dy vite kjo që ka ndodhur. Dhe vetëm ky i ka thënë: hajdeni merreni dhe ky bashkë me nëndrejtorin e kanë nxjerrë armën dhe u kanë thënë: hajdeni nxirreni po deshët. Këta të dy, se të gjithë policët e tjerë kanë ikur, ishte frikë e madhe. U bë drejtori i policisë plot. Dhe hera e dytë ka ndodhur shumë kohë më parë në Fier, ky bashkë me një eksponent shumë të rrezikshëm të botës së krimit i nxorën armën njëri-tjetrit. O ti, o unë. O shteti, o krimi. Policët mbrapa ikën. Këto janë dy episode që unë i di”, tha Karamuço, duke theksuar më tej se Hita nuk ka lidhje me asnjë bandë kriminale dhe është një oficer me meritë, i cili ka demonstruar aftësi të jashtëzakonshme dhe përkushtim ndaj detyrës gjatë gjithë karrierës së tij.
Pjesë nga fjala e eksperitit të Kriminalistikës:
Kemi vitin 2001 kur fillon inspektim krimesh, nuk ka qytet që mos e ketë prekur ky drejtor që është. Mos ta baltosim ne, të bëhemi pjesë e baltosjes sa vjen dhe emërohet. Këto gojëdhëna dhe legjenda. Sueli, Agasi, le t’i lëmë njerëzit të punojmë. Është një nga njerëzit që ka pasur rezultate më të larta. Pesë vitet e fundit ka qenë një nga drejtuesit që evidentohej si drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit. Tre herë ka marrë pjesë, ka qenë në atë garë. Herën e parë kandidoi me shumë dëshirë, intriga, bërryla, humbi dhe babain atë kohë; herën e dytë që ishte para një viti nuk donte për shkak të asaj që i kishte ndodhur, ishte një sforco e madhe; e bindja që i bëri Ervin Hoxha që futu se një person, një polic i suksesshëm me meritë.
U fut, doli i pari. Doli i pari Skënder Hita, që ta dini. Përfolja publike që ky është i bandave. Ky nuk ka dalë hiç ka 25 vite, ka ndjekur linjën kriminale, që o do blihehesh o do shitesh o do përballesh. Është njeriu që s’e kanë lidhur me asnjë bandë. Ky njeri dy herë e ka nxjerrë armën nga brezi, njëherë kur ka qenë drejtor i Policisë Durrës që i shkoi një bandë e madhe, që i thanë: keni marrë njërin nga anëtarët tonë, e ke futur aty, e ke arrestuar, kemi ardhur ta nxjerrim dhe u futën për ta nxjerrë ata, ka dy vite kjo që ka ndodhur.
Dhe vetëm ky i ka thënë: hajdeni merreni, dhe ky bashkë me nëndrejtorin e kanë nxjerrë armën dhe u kanë thënë: hajdeni nxirreni po deshët. Këta të dy, se të gjithë policët e tjerë kanë ikur, ishte frikë e madhe. U bë drejtori i policisë plot. Dhe hera e dytë ka ndodhur shumë kohë më parë në Fier, ky bashkë me një eksponent shumë të rrezikshëm të botës së krimit i nxorën armën njëri-tjetrit. O ti, o unë. O shteti, o krimi. Policët mbrapa ikën. Këto janë dy episode që unë i di.