Ministri Lamallari me “dorë të hekurt”, mesazh për shoferët: Nuk shpëtoni, sjelljet e rrezikshme në rrugë do ndëshkohen rëndë

Me anë të një postimi në rrjete socialë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar masa ndëshkuese për drejtuesit e mjeteve që bëjnë manovra të rrezkshme në rrugë apo parakalime të gabuara.
Asnjë shofer nuk do të tolerohet, ata mund t’i fshihen efektivëve të Policisë Rrugore, por kurrsesi “syrit” të pagabueshëm të teknologjisë, shkruan ndër të tjera Lamallari. Çdo shkelje do të kushtojë shtrenjtë dhe do të marrë masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Teknologjia e implementuar në strukturat e Policisë së Shtetit po ndihmon në monitorimin dhe monitorimin rigoroz të qarkullimit rrugor dukë bërë të mundur parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda si për drejtuesit e mjeteve edhe për këmbësorët.
‘Ja dhe “trimat” në timon me parakalime të gabuara e manovra tejet të rrezikshme, që kurrsesi s’do të tolerohen nga Policia e Shtetit! Nëse mendoni se mund t’i fshiheni efektivëve të rrugores, syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t’i shpëtoni sidoqoftë. Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe sjellje të tilla të rrezikshme do të ndëshkohen!‘ shkruan Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.