Zgjedhja e kreut të BKH-së përfundon në Gjykatë! Rivali i Joni Ketës padi për procesin e zgjedhjes: Mora më shumë pikë se ai, më dëmshpërbleni

Gjykata Administrative e Tiranës ka shqyrtuar ditën e sotme kërkesën e policit Gentian Ndoi i cili kundërshton fitoren e Joni Ketës për të qenë në krye të BKH-së.
Në kërkesën e bërë, mësohet se Ndoi ka kërkuar shfuqizimin e raportit të dërguar nga Komisioni i përzgjedhjes ku Joni Keta, në bazë të votave të marra, u përzgjodh për komandimin e BKH-së.
Nga ana e Ndoit pretendohet se vendimi i marrë dhe sigurimi i drejtimit të BKH-së nga Keta është në kundërshtim me ligjin. Në kërkesën e bërë polici Ndoi pretendon se arriti të siguronte më shumë vota se Keta i cili u përzgjodh drejtor i BKH-së nga Komisioni i Posaçëm.
Gjithashtu mësohet se Ndoi kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të bëjë emërimin e tij si Drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe që BKH të nisë pagesën e pagës ndaj tij për pozicionin në fjalë, që nga muaji dhjetor e në vazhdim.
Kujtojmë se BKH-ja ka miratuar më 9 dhjetor të 2025 që Joni Keta të marrë në dorë drejtimin e institucionit. Vendimi erdhi pasi Komisioni i Posaçëm i ngritur nga SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani dhe me anëtarë Arben Kraja e Behar Dibra, e vlerësoi Ketën si kandidatin më të përshtatshëm për këtë detyrë.
Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, KLP më 9 dhjetor vendosi Keta të jetë kreu i ri i FBI-së shqiptare.