Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

42’- GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shënon Arbër Hoxha. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

40’– Mitaj provon për Bajramin me një top të gjatë, por e mbyll Kedziora me kokë.

36’- Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi portë.

35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.

34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.

32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.

27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.

16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.

15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.

14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.

10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.

5’-  Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.

0′- Starton sfida! Luhet për ëndrrën Botëror.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT