Dubai në KRIZË! Vendi i rrokaqiejve zbrazet me shpejtësi, 50 euro nata në hotelet luksoze, biznesmenët “shtegtojnë” në vende të tjera

Marsi konsiderohet tradicionalisht si një nga periudhat më të favorshme për të vizituar Dubain, falë temperaturave, që variojnë nga 20 deri në 28 gradë Celsius dhe niveleve më të ulëta të lagështisë krahasuar me muajt e verës. Por këtë vit, panorama në një nga destinacionet më të njohura turistike në botë ka ndryshuar rrënjësisht.

Deri vetëm pak ditë më parë, Dubai ishte sinonim i luksit dhe jetës pa ndërprerje. Nën hijen e rrokaqiejve modernë, qendrat tregtare ishin plot me vizitorë, restorantet dhe klubet e plazhit funksiononin me kapacitet të plotë, ndërsa rezervimi i një dhome në një hotel me pesë yje kërkonte jo vetëm planifikim, por edhe një buxhet të konsiderueshëm.

Megjithatë, zhvillimet e fundit në rajon, të lidhura me tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, kanë sjellë një kthesë të papritur. Brenda 24 orëve, ndërprerjet në transportin ajror dhe pasiguria e krijuar nga sulmet me dronë dhe raketa balistike kanë çuar në largimin masiv të turistëve, duke lënë rrugët dhe atraksionet kryesore dukshëm më të zbrazëta.

Një nga pamjet që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale është ajo e radhëve të gjata në Dubai Miracle Garden, ku mijëra banorë vendas u dyndën pas njoftimit për hyrje falas. Ky veprim, larg të qenit një strategji marketingu, pasqyron përpjekjet e bizneseve për të kompensuar mungesën e turistëve duke u fokusuar tek tregu vendas.

Dubai në KRIZË! Vendi i rrokaqiejve zbrazet me shpejtësi, 50 euro

Rënie drastike çmimesh në sektorin e turizmit

Industria e turizmit, shtylla kryesore e ekonomisë së emiratit, po ndjen më fort pasojat. Hotelet luksoze, dikur të paarritshme për shumicën e udhëtarëve, kanë nisur ulje të ndjeshme të çmimeve.

Ikona e qytetit, Atlantis The Palm, tashmë ofron dhoma nga 282 euro për natë, nga mbi 600 euro që kushtonin zakonisht. Ndërkohë, në komplekset rezidenciale luksoze si Pearl Marina, çmimet kanë rënë deri në 53 euro për natë për suita të mëdha, ndërsa Hyatt Regency Dubai ofron akomodim për rreth 62 euro.

Edhe transporti ajror ka reflektuar këtë rënie të kërkesës. Cyprus Airëays ka ulur çmimet e fluturimeve vajtje-ardhje në rreth 180 euro, një nivel që deri pak kohë më parë konsiderohej i pazakontë për këtë destinacion.

Probleme teknike dhe masa të pazakonta sigurie

Paralelisht me krizën turistike, janë raportuar edhe keqfunksionime në aplikacione navigimi si Google Maps, të cilat besohet se lidhen me ndërhyrje në sistemet e navigimit. Autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie, duke kufizuar edhe shpejtësinë e automjeteve për të shmangur panikun tek banorët. Shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Emirate, po përballen me realitetin e ri. Një pjesë e tyre tashmë është larguar, ndërsa të tjerët përpiqen të përshtaten me kushtet e reja ekonomike dhe sociale.

Jeta e natës dhe bizneset në krizë

Një nga sektorët më të goditur është jeta e natës. Lokalet që më parë mbusheshin çdo mbrëmje me turistë ndërkombëtarë, sot funksionojnë me kapacitete minimale. Në shumë raste, bizneset kanë detyruar stafin të marrë leje pa pagesë ose kanë reduktuar oraret për të përballuar kostot.

Ndikimi është i dukshëm edhe në tregun e pasurive të paluajtshme, megjithëse më i moderuar. Investitorët po tregohen më të kujdesshëm, duke shtyrë vendimet për blerje deri në stabilizimin e situatës. Megjithatë, ekspertët theksojnë se tregu i Dubait mbetet elastik dhe i qëndrueshëm, pa shenja paniku. Ndërkohë që shitësit e arit janë duke ulur çmimet, kjo me qëllim për të “joshur” turistët për të shkuar dhe për të investuar.

Dubai në KRIZË! Vendi i rrokaqiejve zbrazet me shpejtësi, 50 euro

Lokalet bosh

Turistët zhvendosen drejt destinacioneve të tjera

Sipas burimeve nga industria, shumë turistë kanë zgjedhur alternativa të tjera. Disa janë zhvendosur drejt Miami, që po përjeton rritje të ndjeshme të vizitorëve, ndërsa të tjerë kanë preferuar resortet dimërore luksoze në Evropë, si Courchevel. Në mënyrë simbolike, siç shprehen edhe disa banorë të huaj në Dubai, largimi i këtij komuniteti turistik i ngjan migrimit të zogjve shtegtarë, duke ndjekur gjithmonë kushtet më të favorshme.

Dubai në KRIZË! Vendi i rrokaqiejve zbrazet me shpejtësi, 50 euro

Back to top button
LAJMET E FUNDIT