Xhelal Mziu e shkeli me këmbë, efektivi mori flamurin kuqezi nga toka dhe e vendosi pranë zemrës! VIDEO: Ministri vlerëson djalin mallakastriot që shërben prej një dekade me “Shqiponjat”

Edison Mehmetaj është djali me origjinë nga Mallakastra që prej mbrëmjes së djeshme është shndërruar në efektivin më të vlerësuar nga qytetarët, për shkak se gjatë protestës së Partisë Demokratike ka dalë nga radhët e perimetrit të sigurisë për të marrë flamurin kuqezi.

Simboli ynë kombëtar ishte hedhur në tokë nga militantët demokratë dhe deputeti Xhelal Mziu, siç duket edhe në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjet, jo vetëm që nuk denjoi ta merrte por e shkeli edhe me këmbë.

I menjëhershëm është reagimi i efektivit Edison Mehmetaj, i cili pa ju trembur turmës së protestuesve dhe deputetit që ju bënte karshillik policëve, del nga kordoni, largon Xhelal Mziun, merr flamurin nga toka dhe pasi rikthehet mes shokëve, e vendos nën uniformë pranë zemrës.

Reagimi i tij është shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale prej mbrëmjes së djeshme dhe janë me mijëra qytetarët që e përshëndesin virtualisht dhe përgëzojnë për veprimin.

Vlerësim për efektivin e “Shqiponjave” shpreh edhe ministri Besfort Lamallari, i cili thotë se mbrëmjen e djeshme dallimi ishte i qartë, mes tregtarëve të flamujve dhe atyre që e lartësojnë këtë vend dhe flamurin më të bukur në botë

“Respekt Edison Mehmetajt, efektivit të “Shqiponjave” që na dëshmoi mbrëmë dallimin e vërtetë mes tregtarëve të flamujve dhe atyre që e lartësojnë këtë vend dhe flamurin më të bukur në botë”, shkruan ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Xhelal Mziu e shkeli me këmbë, efektivi mori flamurin kuqezi nga toka

Efektivi Edison Mehmetaj

Edhe deputeti i Mallakastrës, socialisti Klevis Jahaj ka ndarë pamjet e momentit kur Edison del nga radhët e kolegëve të “Shqiponjave” dhe merr flamurin kuqezi nga toka, duke e përgëzuar atë për vlerat dhe dashurinë për vendin, simbolet tona kombëtare.

“Flamurin shumë e përdorin në fjalë, por pak janë ata që e mbrojnë me zemër. Mallakastrioti Edison Mehmetaj, efektiv i “Shqiponjave”, na tregoi mbrëmë se çfarë do të thotë ta duash vërtet këtë vend”, shkruan ai, duke shprehur respekt për efektivin.

Xhelal Mziu e shkeli me këmbë, efektivi mori flamurin kuqezi nga toka

8 vite më parë, Edison Mehmetaj gjate sherbimit me koleget, mban ne krah te birin e sapolindur

Newsbomb.al mëson se Edison Mehmetaj shërben prej më shumë se një dekade në organizatën e Policisë së Shtetit. Ai është angazhuar me shërbimet “Shigjeta” dhe Shqiponja” në Policinë e Tiranës, dy reparte që kanë në përbërje ndër djemtë dhe vajzat më të dalluara të uniformave blu.

Djem dhe vajza që përditë, ashtu si Edisoni, tregojnë se janë shembull i Policisë së Shtetit!

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT