Tha se çmimi i naftës në Shqipëri është rritur më pak, kryeministri u jep “medalje” furnizuesve: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, ju si meritoni të gjitha të zezat që thuhen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me furnizuesit e naftës pas rritjes së çmimeve të hidrokarbureve në vend, e cila ndodhi si pasojë e situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se në Shqipëri rritja e çmimit të naftës ka qenë e moderuar dhe deri më tani nuk është parë e arsyeshme rikthimi i Bordit të Transparencës për caktimin e çmimeve tavan.  Ai shprehu gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim me operatorët e naftës, duke vlerësuar qëndrimin e tyre në këtë periudhë krize.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se në Shqipëri nuk ekzistojnë oligarkë në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi të gjithë biznesmenët të cilat kanë të ardhura të larta përballen e me taksa të “kripura” dhe secili prej tyre kontribuon në krijimi ne vendeve të reja pune.

“Unë hyj tek ata që mendojnë se në Shqipëri nuk ka oligarkë sepse fjala oligark ka një kuptim të caktuar dhe kush e përdor këtë fjalë nuk është çliruar akoma nga kthetrat e propagandës komuniste. Vetëm thjesht ka ndryshuar fjalën për ta sjellë veten në kohë nga kulak në oligark. Se i duket vetja më modern kur e thotë. Oligark në Shqipëri nuk ka se po të ishte oligark në Shqipëri nuk do të paguanin më shumë ata që fitojnë më shumë.

Nëse do kishte oligarkë nuk do kishte gjithë iniciativa nga ne për të ngushtuar rrethin e fitimit abuzim të atyre që kanë më shumë dhe po të kishte oligarkë në Shqipëri nuk do të kishte sot se di sa herë dhe më tepër subjekte që kanë akses në fonde publike falë konkurrencës apo kanë akses në të drejtat që shteti jep në bazë të ligjit për të gjithë ata që duan të bëjnë sipërmarrje. Oligarkët janë forcë që i ngushton rrugët e konkurrencës dhe ia ngushton qeverisë rripin nëse qeveria do të zgjerojë fuqinë e interesit publik në raport me interesin privat. Kjo nuk rezulton në Shqipëri dhe pavarësisht të gjitha problematikave që mund të ketë sektori juaj unë nuk konsideroj se ju meritoni të gjitha të zezat që thuhen për ju ashtu sikurse konsideroj që ajo që po ndodh sot është dhe si qasjes suaj dhe mirëkuptimit të krijuar në këto kushte.

Kreditë janë të miratuara. Nuk e kam problem të jap kredi çdo sipërmarrësi në Shqipëri. Kam respekt sepse kush shikon në një sipërmarrës oligarkun dhe angazhon të gjitha ushtritë e llumit nëpër rrjetet sociale kundër njëri-tjetrit, harron që pas çdo sipërmarrësi ka familje që ushqehen me punën e tyre. Dhe puna në sektorin privat krijohet nga sipërmarrësi, nuk krijohet nga Zoti apo nga shteti”, tha Rama ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT