Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

​Tensione në Shkup, pas vrasjes së një të riu maqedonas (FOTO)

Në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup po mbretëron situatë e tensionuar pas vrasjes së një të riu maqedonas nga një shqiptarë gjatë pasditës.

Policia ka zbardhur identitetin e viktimës që siç bëhet e ditur është Angel.P, 18 vjeç nga kjo lagje, ndërsa vrasësi është Naser.E. Deri tek ngjarja tragjike ka ardhur për shkak të një biçiklete të vjedhur, ku pas një zënke Naser.E ka therrë me thikë 18 vjeçarin maqedonas.

Dorasi i kësaj vrasje është dorëzuar në polici dhe se ka pranuar vrasjen e të riut maqedonas, raporton INA.

Por kjo vrasje ka tensionuar situatën në këtë komunë urbane në perëndim të Shkupit, që është në dalje të Sarajit për në Tetovë.

Banorë të kësaj zone të revoltuar kanë bllokuar mbrëmë rrugën dhe se pas orëve të vona të natës kanë djegur dhe demoluar disa dyqane dhe prona të banorëve lokal shqiptarë që jetojnë në këtë komunë, kryesisht në lagjen Nerez.

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski ka apeluar për qetësi dhe thirrjen e qytetarëve të revoltuar që të ndalin dhunën dhe demolimet.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë duke bllokuar daljet nga kjo komunë dhe ndalimin e komunikacionit, me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti.

gj3

gj1

Back to top button