Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua këtë të martë në Bruksel me zv.presidenten e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Në një reagim në rrjetin social X, Ministri Hoxha theksoi se “në takim rikonfirmova linjëzimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke reflektuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe përgjegjësive që ndajmë me partnerët tanë evropianë.”

“Shqipëria mbetet një partner i fuqishëm dhe i besueshëm i Bashkimit Evropian, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat që qëndrojnë në themel të projektit tonë të përbashkët evropian dhe duke kontribuar aktivisht në stabilitetin rajonal dhe në sigurinë e kontinentit evropian”, tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT