Mjeku Sallabanda sqaron dyshimet mbi sterilizimin: Procesi nuk e dëmton shtetin, por e ndihmon, vjedhjet nuk justifikohen

Kita Sallabanda ka mbajtur një qëndrim duke theksuar se abuzohet shumë me konceptin e sterilizimit.

Procesi i sterilizimit është i njohur në të gjithë botën dhe nuk e bën shteti, por kryhet në vende private. Mendoj se ka qenë korrekt, sepse kjo ndodh në të gjithë botën. Nuk mbroj abuzimet që mund të jenë bërë, por mbroj faktin që ky proces realizohet në të gjitha vendet evropiane, ku shpesh jashtëzohet nga publiku,” tha ai.

Sipas Sallabandës, kostot e larta kanë ardhur për shkak të materialeve kirurgjikale të vjetruara.

Në atë kohë procesi duhej të kryhej nga një ndërmarrje private. Si proces është shumë i saktë, ndërsa për sa i takon abuzimeve, ata që vjedhin duhet të dënohen,” u shpreh mjeku.

Mjeku solli si shembull Spanjën duke shtuar se edhe spitali më i mirë ne Spanjë është në administrim privat.

Spitali më i mirë në Spanjë është me administrim privat. Nuk duhet të kemi frikë nga privati, por nuk duhet të lejojmë bashkëpunim publik–privat. Nëse shteti për të krijuar një sistem sterilizimi bashkëpunon me sektorin privat, kjo e ndihmon shtetin. Kështu është përvoja edhe në vendin ku kam punuar unë.”– tha Kita Sallambanda në një lidhje direkte në Top Story mbrëmjen e sotme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT