Nga vendet e treta drejt Shqipërisë për t’u bërë skllave të seksit, AFP: Shumica e grave nuk janë në dijeni që prostitucioni është i paligjshëm

Sipas një hetimi gazetaresk të agjencisë franceze AFP, shumë gra dhe vajza vijnë nga vendet e botës së tretë për të ushtruar në Shqipëri prostitucion apo me idenë se vendi ynë mund të shërbejë si portë për t’u larguar në vendet Evropiane.

Këto gra dhe vajza nuk janë në dijeni se prostitucioni është i paligjshëm në vendin tonë. Një grua nga Venezuela ka thënë për AFP, se nuk ishte në dijeni që në vendin tonë nuk lejohet prostitucioni sepse në të kundërt nuk do të kishte ardhur.

Nuk e dija këtë. Përndryshe nuk do të kisha ardhur ose do të isha larguar menjëherë. Do të më kishte kursyer shumë kohë në burg”, thotë një grua nga Venezuela.

Sipas AFP-së këto gra kanë shumë frikë që kërkojnë ndihmë tek autoritet për shkak të kërcënimeve nga personat që i kontrollojnë.

Komisionerja e Njësisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Tiranë, Geranda Gjeta thotë se situata ka ndryshuar pasi Shqipëria nuk është më vend origjine por një vend transit për shtetase të huaja që vijnë në mënyrë të ligjshme ose jo.

Në të kaluarën Shqipëria ishte vend origjine, ku trafikoheshin gra shqiptare drejt vendeve të tjera. Tani kemi një ndryshim të madh të trendit. Shqipëria nuk është më vend origjine, por një vend transit për shtetase të huaja që vijnë në vend në mënyra të ndryshme, ligjore ose jo”, thotë ajo.

Ligji shqiptar parashikon se personat që ushtrojnë prostitucion dënohen deri në tre vite burgim, nëse nuk konsiderohet si viktimë e trafikut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT