Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, gjatë seancës SPAK shpjegoi se si arriti të identifikonte kodet e Sky se kujt u përkisnin. Përveç rasteve kur janë përdorur pseudonime që lidhen me emrat, në rastin e Plaurent Dervishajt është gjetur një foto ku kërkohej nga ana e tij që t’i mbyllej një adresë emaili. Po ashtu janë gjetur edhe të dhëna të tjera familjare, si emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre, të cilat janë verifikuar dhe rezulton se i përkasin pikërisht Dervishajt.

Në të njëjtën mënyrë është bërë edhe identifikimi i Julian Meçes, për shkak të fotove me të dhëna që kanë dërguar.

Në disa raste, sipas SPAK, personat janë vetëidentifikuar pasi u kanë shkruar personave të tjerë. Po ashtu, në një rast identifikimi është bërë nëpërmjet numrit të avokatit të Redjan Rrajës.

Në komunikime, personat kanë nisur një foto ku shihej numri i telefonit. Më pas janë bërë verifikimet dhe është gjetur memoja e bërë nga avokati në rastin konkret, çka çoi edhe në identifikimin e Ramazan Rrajës.

Për shkak të të dhënave sekrete, procesi do të vijojë me dyer të mbyllura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT