Korrupsioni në spitaleve, drejtoresha e QSUT-së “çuditet” nga pyetja: Unë nuk e di që mjekët u marrin lekë pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala së bashku me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Anxhela Paparizo, zhvilluan këtë të enjte një konferencë për shtyp për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.
Një nga temat kryesore ishte mungesa e barnave dhe e terapive për pacientët me sëmundje të rënda. Ministrja Sala theksoi se janë marrë disa masa për të siguruar furnizimin, duke e quajtur ekipin përgjegjës “gjithmonë në alert” për të gjetur zgjidhje.
“Kemi marrë disa masa për qëndrueshmëri në furnizimin me barna. Ekipi është gjithmonë në alert për të adresuar situatat akute për pacientët, por duhet një zgjidhje e përhershme”, tha ajo
Ndërsa nga ana tjetër, drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, pyet mbi çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët ndonjëherë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas.
Paparizo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve.
“Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, tha ajo