Sulmi iranian në hapësirën ajrore të Turqisë, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me aleatin e NATO-s

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar së fundmi në lidhje me sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë.

Përmes një postimi në “X”, Ministria dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një veprim të papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin

Gjithashtu ajo, thekson se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, aleate në NATO dhe partner strategjik i vendit tonë.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.

I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.

Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT