Begaj dekreton 7 ndryshimet në qeveri, pritet votëbesimi i tyre në Kuvend

Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë, më 4 mars, ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuara më herët nga Kryeministri Edi Rama.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin Begaj në Pallatin e Brigadave, ku i paraqiti propozimin për shtatë ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat tashmë janë zyrtarizuar me dekret presidencial.

Me dekretimin e kreut të shtetit, hapi i radhës procedural është paraqitja e ndryshimeve në Kuvendin e Shqipërisë, ku ministrat e rinj pritet të marrin votëbesimin e deputetëve për të hyrë zyrtarisht në detyrë.

Riorganizimi i kabinetit qeveritar “Rama” erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, duke prekur disa nga dikasteret më të rëndësishme të ekzekutivit.

Presidenti dekretoi shkarkimin nga detyra të:

  • Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
  • Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme;
  • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
  • Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:

  • Albana Koçiu si Zëvendëskryeministre;
  • Ferit Hoxha si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Besfort Lamallari si Ministër i Punëve të Brendshme;
  • Ermal Nufi si Ministër i Mbrojtjes;
  • Toni Gogu si Ministër i Drejtësisë;
  • Enea Karakaçi si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Erjona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

LEXO KËTU profilet e ministrave të rinj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT