VIDEO/ Sulmet me dron të Iranit, udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe qetësojnë qytetarët! Shëtitje dhe kafe në një qendër tregtare

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe zgjodhën një mënyrë të pazakontë për të qetësuar opinionin publik mes tensioneve të fundit, që lidhen me ndërhyrjet e mbrojtjes ajrore të vendit ndaj dronëve iranianë.
Presidenti i vendit, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi të hënën një qendër tregtare, i shoqëruar nga Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, si edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes.
Vizita u zhvillua në një kohë kur mbrojtja ajrore e Emirateve kishte ndërhyrë për të neutralizuar dronë iranianë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon.
Megjithatë, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zyrtarët e lartë teksa shëtisin në qendrën tregtare, ndalojnë për kafe dhe konsumojnë një vakt, në një përpjekje të qartë për të transmetuar mesazhin e normalitetit dhe stabilitetit.