Vrasja e “El Menchos” shkakton KAOS në Meksikë! Bandat hapin zjarr në burg, 23 të burgosur “shpëtojnë kokat” dhe arratisen, qëllohet për vdekje gardiani

 23 të burgosur janë arratisur nga burgu në Puerto Vallarta, ndërsa një guardian mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave që u hapën nga një bandë kriminale.

Disa burra të armatosur, të dyshuar si bandë kriminale, rrethuan burgun menjëherë pas vrasjes së bosit të drogës Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho”.

Zhdukja e 23 të burgosurve nga burgu rajonal është konfirmuar dhe nga sekretari i Sigurisë Publike të Jaliscos, Juan Pablo Hernández.

“Aktualisht, informacioni i disponueshëm nga lista e të burgosurve tregon se 23 të burgosur janë arratisur. Autoritetet federale po lëshojnë alarme përkatëse për kapjen e tyre. Ky incident ndodhi kur, për fat të keq, grupet kriminale hapën zjarr ndaj objektit dhe përdorën një automjet për të përplasur një portë” u shpreh Juan Pablo Hernández.

Mediat vendase shkruajnë se arratisja e të burgosurve erdhi si rrjedhojë e vrasjes së 73 personave në 20 vende të Meksikës.

Deri më tani janë konfirmuar vrasjet e 25 anëtarëve të rojeve kombëtare meksikane të cilët u ekzekutuan në shenjë hakmarrje për eliminimin e “El Menchos”.

Pas sulmeve të përgjakshme nga të cilat u vra dhe bosi i drogës “El Mencho”, turistët në Puerto Vallarta u paralajmëruan që të qëndronin brenda, pasi bandat e drogës vijuan me hakmarrje duke vënë zjarre në shumë zona dhe duke marshuar nëpër rrugë me armë.

Afro 10,000 ushtarë meksikanë janë vënë në gatishmëri për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.

Vrasja e 53-vjeçarit, i konsideruar si një nga bosët më të rrezikshëm të drogës në Meksikë, shkaktoi përplasje të armatosura dhe reagim të dhunshëm nga grupet kriminale.

Anëtarët të kartelit dogjën automjete, bllokuan rrugë kryesore dhe krijuan barrikada në disa qytete, përfshirë edhe qytetin e njohur Guadalajara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT