Vrasja e bosit të drogës “El Mencho” bëhet shkak për 26 viktima! Ja cili ishte roli i SHBA në kapjen e tij

Një operacion i ushtrisë në Meksikë ka përfunduar me vrasjen e baronit të drogës Nemesio Oseguera, i njohur ndryshe si “El Mencho”. Ky operacion u zhvillua me mbështetjen e informacioneve inteligjente të siguruara nga një njësi e re e Pentagoni.

Oseguera, një ish-oficer policie dhe drejtues i fuqishëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, ishte prej vitesh një nga objektivat kryesorë të autoriteteve amerikane, të cilat kishin vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij. Pas vrasjes së tij, anëtarë të kartelit reaguan me dhunë, duke djegur automjete dhe bllokuar rrugë në disa shtete.

Sipas raportimit të mediave të huaja deri më tani janë regjistruar 26 viktima, mes tyre 17 agjentë sigurie dhe një grua ndërsa pjesa tjetër ishin pjesë e kartelit të drogës.  Ndërkohë që pas vdekjes së bosit të drogës janë vënë në pranga edhe 27 të tjerë.

Pas operacionit, ambasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj në disa zona turistike, përfshirë Cancun, Guadalajara, Oaxaca dhe Baja California të qëndrojnë në strehë të sigurta për shkak të përshkallëzimit të dhunës, në disa qytete janë mbyllur edhe shkollat

Task Forca e Përbashkët Ndëragjenciale Kundër Kartelit, JIATF-CC, e krijuar muajin e kaluar për të identifikuar rrjetet kriminale përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, ndihmoi në përpilimin e një dosjeje të detajuar për liderin e kartelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT