Bllokimi i rrugës Librazhd–Përrenjas “paralizoi” juglindjen, reagon deputetja e PS-së: Autoritetet po punojnë me ritëm për të lehtësuar këtë situatë

Bllokimi aksit kombëtar Librazhd–Përrenjas për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ka sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes së vendit, i cila thuajse është “paralizuar”.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Romina Kuko, e cila ka kërkuar që kësaj situate t’i jepet zgjidhje.

Në një postim në Facebook, Kuko shkruan se bllokimi ka cenuar drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, lëvizjen e lirë dhe sigurinë rrugore.

Po ashtu, deputetja thekson se autoritetet po punojnë me ritëm për të lehtësuar këtë situatë.

Postimi i plotë:

Bllokimi i rrugës Librazhd–Përrenjas ka cenuar drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, lëvizjen e lirë dhe sigurinë në një nga arteriet më të rëndësishme të juglindjes së vendit. Kjo situatë e papranueshme nuk mund dhe nuk duhet të zgjasë.

Mbështes hetimet e nisura nga Prokuroria dhe inkurajoj që ato të zhvillohen me shpejtësi, paanësi dhe transparencë të plotë.  Zbardhja e plotë të shkaqeve dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive eshte detyrim ndaj qytetareve; ligji të veprojë njësoj për të gjithë.

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zgjidhje dhe të dëgjohen. Institucionet kanë detyrimin të japin zgjidhje të menjëhershme dhe të rikthejnë normalitetin. Autoritetet po punojnë me ritëm për të lehtësuar zgjidhjen e kësaj situate të paprecedentë.

Njerëzit meritojnë qetësi, siguri dhe respekt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT