Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Në fjalën hapëse të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u zhvillua sot në Uashington, presidenti Donald Trump iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke i thënë që paqja mes Kosovës dhe Serbisë po shkon mirë, por nëse krijohen probleme “telefono dhe ne do ta zgjidhim”.
Ky mesazh i Trump është postuar në rrjetet sociale edhe nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Misione Speciale, Richard Grenell.
Çfarë deklaroi Trump?
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai ndërsa i drejtohej Presidentes Osmani, ndërsa shtoi: Ju po shkoni shumë mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim”.