Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët që të dalin në protestën kombëtare që do të zhvillohen në Tiranë të premten e 20 shkurtit.

Ai akuzoi qeverinë se me ligjin e propozuar prej tyre në Kodin e Procedurës Penale synohet të mbrohet kryeministri dhe familja e tij.

“Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta”, tha Berisha.

I pyetur për skenarin Berisha u shpreh kështu: I gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.

Sa i përket deklaratave të Kryetarit të Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili bëri thirrje për protesta paqësore, Berisha tha se qëndron në të njëjtën linjë me të.

Kryedemokrati deklaroi se gjithmonë ka ftuar për kryengritje paqësore. Duke iu referuar rasteve të hedhjes së molotovit, ai shtoi se në protestë mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar, por theksoi se thirrja e tij është për protestë paqësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT