“Ngjan si histori e dështuar!” Pas negociatave për paqe, Zelensky “plas bombën”: Lufta nuk ndalet, hakmarrjet ndaj Rusisë do të vijojnë

Mbas shumë tenativave për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se populli ukrainas nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje e cila mund të perceptohet më shumë si dështim.
Në fjalën e tij së fundmi Zelensky ka nënvizuar se nuk është e drejtë që Trump t’i bëjë presion Ukrainës dhe Rusisë që dy palët të bëjnë paqe.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një periudhë ku në Gjenevë po zhvilloheshin negociata të reja. Negociatorët ukrainas dhe rusë po zhvillonin një raund të tretë bisedimesh të drejtpërdrejta në Gjenevë, me pikën kryesore të mosmarrëveshjes që ishte kontrolli i Donbasit, 10% e të cilit mbetet nën kontrollin e Ukrainës.
Zelensky tha se ndërmjetësit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë shprehur se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës ndaj ai duhet të koordinohet me ekipin e tij negociator bazuar në atë vlerësim.
Në lidhe me këtë presidenti ukrainias theksoi se nuk duhet të bëhen përpjekje për t’i imponuar atij një version paqeje që qytetarët e tij do ta perceptonin si një “histori të dështuar”.